Kishte kanosur zyrtarë të Prokurorisë, Gjykatës e Policisë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

36


Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 30.04.2022, ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 31 mars, në profilin e tij “Facebook”, seriozisht i kanos personat zyrtar –përfaqësuesit e institucioneve – Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, në lidhje me punën apo pozitën e tyre që kanë, në atë mënyrë që ka postuar tekstin me përmbajtje kanosëse, me ç’rast me këto veprime tek përfaqësuesit e institucioneve kanë shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, pasi që ka seriozisht ka kanosur personat zyrtar dhe atë lidhur me punën e tyre zyrtare, si dhe duke pasur parasysh faktin se i pandehuri është edhe kryerës edhe i veprave tjera penale kryesisht veprave penale të dhunës, lëndimeve trupore dhe kanosjes”, thuhet  në njoftim.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm me qëllim të parandalimit të përfundimit të veprës penale për të cilën është kanosur ta kryej në drejtim të dëmtuarve, apo të përsëritjes së veprës penale të ngjashme apo të një vepre tjetër penale edhe më të rëndë. /Telegrafi/





Huazuar nga