Gledis Nano takohet me kreun e SPAK, Arben Kraja: Cili është fokusi i diskutimeve

44


10:22 02/04/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, në ambientet e SPAK.

Burime nga policia për gazetarin Besar Bajraktaraj pohojnë se takimi ka në fokus bashkëpunimin dhe diskutimin mbi ngjarjet e fundit, arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako e më gjerë.

Në takim më Arben Krajën janë edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Fokus diskutimi është edhe ngjarja e datës 29 Mars në Papër të Elbasanit.

Klan News





Huazuar nga