Gjithsej 1.715 raste aktive, karvani për vaksinim kundër Covid-19 në Kërçovë

45


Karvani për vaksinim kundër KOVID-19 sot do të jetën në Kërçovë, ndërsa do të përfundojë nesër në Strugë. Kompetentët apelojnë që qytetarët të vaksinohen me qëllim që të mbrohen nga forma e rëndë e sëmundjes, hospitalizimi dhe vdekja për shkak të infektimit me KOVID-19.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, përfaqësuesi i USAID-it për vendin, Erik Janovski, zëvendëspërfaqësuesi i UNICEF-it, Artur Ajvazov, kryetari i komunës së Vrapçishtes, Isen Shabani dhe përfaqësuesit e OBSH-së, dje e vizituan fshatin Negotinë në Komunën e Vrapçishtes, njëra nga lokacionet e fundit të karvanit për informim dhe vaksinim kundër KOVID-19.

“Sipas të dhënave të fundit nga raporti javor i Institutit për Shëndet Publik, rreth 41,2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend është vaksinuar me dy doza. Një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e pambrojtur nga pasojat e mundshme të rënda nga KOVID-19. Njerëzit e pavaksinuar kanë rrezik më të madh nga vdekja e KOVID-19 në krahasim me ata që janë vaksinuar. Prandaj, qytetarët nuk duhet të hezitojnë dhe vendimi për vaksinim nuk duhet të anulohet”, deklaroi zëvendësministri Rendevski.

Në suaza të karvanit, siç njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë, janë realizuar vizita të gjithsej 14 qyteteve dhe mjediseve rurale në mbarë vendin.

Karvani për mbrojtje nga KOVID-19 që e zbaton Ministria e Shëndetësisë me mbështetje të USAID-it, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it filloi në Shuto Orizare. Përveç aktiviteteve të organizuara në suaza të karvanit për vaksinim , qytetarët mund të vaksinohen edhe në institucionet më të afërta shëndetësore çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00. Pika për vaksinim në Poliklinikën Bukuresht në Shkup është e hapur deri në orën 20:00 nga e hëna deri të premten, qëndron në kumtesë.

Numri i rasteve aktive në vend dje ishte 1.715 nga të cilët numri më i madh 919 në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, gjatë 1986 testeve të bëra janë regjistruar 201 raste të reja me KOVID-19 prej të cilave 37 janë riinfeksione, janë shëruar 249 pacientë, ndërsa kanë vdekur dy persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID-19 në vendin tonë nga fillimi i pandemisë arrin 306.178, numri i pacientëve të shëruar është 295.237 dhe i të vdekurve është 9,226.





Huazuar nga