Gazprom furnizon Europën me gaz

45


17:40 02/04/2022

Shënon një rënie të lehtë çmimi i naftës në bursë

Pavarësisht sanksioneve dhe refuzimit nga shtetet e BE dhe Britania Madhe për të mos blerë gazin me rubla, kompania shtetërore ruse “Gazprom” ka lajmëruar se po vijon normalisht furnizimi me gaz për konsumatorët Europian në përputhje me kërkesat e tyre.

Rusia paralajmëroi disa ditë më parë se vendet jo miqësore duhet të paguanin për gazin rus në rubla, ose përndryshe atyre do t’iu ndërpritej furnizimi. Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dimitri Peskov, dekreti do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli.

Sakaq vërehet se çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rënie të lehtë këtë të shtunë krahasuar me një ditë më parë. Në Bursën e Teksasit nafta tregtohet sot në kuotën e rreth 99 dollarëve për fuçi ndërsa në atë të Londrës në rreth 104 dollarë për fuçi.

Vendimi i administratës Biden për të hedhur në treg për 6  muajt e ardhshëm 180 milionë fuçi nafte nga rezervat kombëtare të saj ka bërë të mundur që çmimi të pësojë një ulje të konsiderueshme.

Reduktimi i çmimit  në bursat ndërkombëtare varion me 1.5% deri në 2% krahasuar me një ditë më parë.

Tv Klan





Huazuar nga