Forcat ukrainase rimarrin kontrollin e territorit rreth Kievit, por asgjë nuk ka mbaruar…

44


18:57 02/04/2022

Trupat ukrainase kanë rimarrë mbi 30 qyteza dhe vendbanime nga forcat ruse në rajonin e Kievit, tha të shtunën këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych.

Por ndërsa forcat ukrainase mund të kenë rimarrë më shumë territor pranë kryeqytetit, luftime më intensive do të zhvillohen në zona të tjera të vendit, tha ai për televizionin lokal.

“Të mos kemi iluzione, ka ende beteja të ashpra përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës”, tha Arestovych.

Tashmë ka kaluar një javë që kur zyrtarët ushtarakë rusë njoftuan planin e tyre për të rifokusuar pushtimin në “çlirimin” e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore./tvklan.al





Huazuar nga