Florian Marku mbron brezin në IBF

43


23:40 02/04/2022

Triumfon në duelin me britanikun Chris Jenkins

Florian Marku mbrojti titullin Interkontinental në federatën IBF, duke triumfuar në duelin me britanikun Kris Xhenkins të shtunën në Njukasëll. Suksesi u arrit në raundin e katërt.

Një sulm i fortë i Markut e nxori jashtë dyluftimit rivalin britanik, duke shtyrë arbitrin e ringut të ndërpresë sfidën. Kris Xhenkins edhe pse nisi më vrullshëm takimin nuk mundi ta ruante ritmin me kalimin e raundeve.

Florian Marku fitoi terren duke e shfrytëzuar momentin për ta goditur kundërshtarin. Një tjetër sukses në karrierën e Markut, i cili ka vetëm një barazim në 12 duelet e zhvilluara deri më tani në ringun profesionist.

Tv Klan





Huazuar nga