Egnatia merr tre pikë shprese

46


21:30 02/04/2022

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Dinamos në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, që e ndihmon në luftën për mbijetesë. Humbja e pësuar është mjaft shqetësuese për “blutë”, të cilët pësuan dështimin e tretë radhazi në kampionat.

Kryeqytetasit patën një rast të mirë në minutën e 27 me Ibraimin, por portieri i ekipit rrogozhinas e ndali topin. Një minutë më pas, Pedro Augusto shënoi për Egnatian, por goli u anulua pas konsultimit me sistemin VAR.

Por avantazhi erdhi në fund të pjesës së parë me autor Ademin. Në 45 minutat e dyta, blutë tentuan të barazonin, por rrogozhinasit e menaxhuan mirë lojën. Në minutën e 90, siguruan miqtë fitoren pas një kundërsulmi të Pedro Augustos.

Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve pas 27 takimeve të luajtura, ndërsa Dinamo ngelet në vend të parafundit me 23 pikë të grumbulluara, gjithnjë e më e rrezikuar për të rënë nga kategoria e më të mirave.

Klan News





Huazuar nga