Dita e 38 e luftës – Ukraina: Tërheqja e Rusisë, e dukshme në veri

40


09:42 02/04/2022

◾Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se tërheqja e trupave ruse “është e ngadaltë, por e dukshme” në veri.

◾Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se “beteja të forta i presin përpara” në lindje të vendit rreth Donbasit dhe Kharkiv.

◾Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të bëjë ditën e sotme një tjetër përpjekje për të evakuuar civilët në Mariupol, pasi dështoi ditën e djeshme.

◾Më shumë se 3 mijë qytetarë mundën që të largoheshin nga qyteti port ka njoftuar Zelensky.

◾Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetet e Bucha dhe Irpin, që ndodhen në veri të Kievit.

◾Ministria e Jashtme ukrainase tha se nuk mund të konfirmojë ose mohojë pretendimet se forcat e saj sulmuan një depozitë nafte në Rusi./tvklan.al





Huazuar nga