“Corriere della sera”: Veç plazheve, Shqipëria ka edhe thesare të tjera për t’u zbuluar

50


14:50 02/04/2022

Gazeta italiane promovon bukuritë e vendit tonë natyrore dhe fton të gjithë të vizitojnë Shqipërinë

Edhe pse “Toka e Shqiponjave” nuk është më e huaj për italianët, shumë prej tyre janë mësuar ta njohin atë mbi të gjitha për plazhet e saj dhe për Tiranën e gjallë, qendrën ekonomike, kulturore dhe tregtare të vendit.

Kështu e nis shkrimin e saj  gazeta më e njohur italiane ”Corriere della sera” teksa përshkruan bukuritë e vendit tonë.

Plazhet ikonë të rivierës joniane së bashku me kryeqytetin e gjallë përbëjnë burimin kryesor të tërheqjes për turistët, por i gjithë vendi ballkanik, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, ka thesare të panjohura për të cilat  ia vlen të vizitohet.

Territori shqiptar fsheh liqene të thella, manastire të lashta, male të shenjta, kështjella, lumenj të pandotur dhe fshatra me shtëpi prej guri, aq sugjestionuese sa duket se kanë mbetur të paprekura me kalimin e kohës.

Dhe pastaj, sërish, laguna ku jetojnë kafshë të rrezikuara, bunkerë të shndërruar në ndalesa turistike, punishte, zona arkeologjike me vlera të paçmueshme dhe një kuzhinë të pasur, ku nuk ke nevojë të kesh zili kuzhinat më të njohura evropiane.

Shqipëria është një tokë pjesërisht e egër dhe e paeksploruar dhe pikërisht për këtë arsye, një destinacion i aftë për të kënaqur çdo lloj vizitori përfundon gazeta italiane.

Nga pjesa e brendshme jugore deri te Bjeshkët e Namuna duke kaluar nëpër fshatrat në kufirin verior maqedonas dhe lagunat e bregdetit të Adriatikut, Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme.

Klan News





Huazuar nga