Botërori hapet me Senegal-Holandë – Tv Klan

44


23:59 02/04/2022

Ndeshja Spanjë – Gjermani luhet më 27 Nëntor

Senegal – Holandë do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2022. FIFA nuk veproi si zakonisht për të çelur Botërorin me vendin pritës, duke mos dhënë sqarime për këtë.

Katari si vendi mikpritës i aktivitetit do të luajë me Ekuadorin në një orë më të vonë po më 21 Nëntor. Sfida më tërheqëse e fazës së grupeve Spanjë – Gjermani do të luhet më 27 Nëntor.

Franca kampione në fuqi e turneut do ta nisë përfaqësimin më 22 Nëntor me fituesen e play off Azi – Amerikë e Jugut. Përballje interesante priten në Grupin G ku është Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni. Faza e grupeve do të zgjasë deri më 2 Dhjetor.

Më tej kualifikohen 2 vendet e para të secilit grup. Finalja do të zhvillohet më 18 Dhjetor në stadiumin 80 mijë vendësh në Losail.

Tv Klan





Huazuar nga