Berisha homazhe në memorialin “2 Prill 1991”

54


10:31 02/04/2022

Në Shkodër janë zhvilluar homazhe në memorialin “2 Prill 1991”.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka vendosur kurorë me lule në nderim të dëshmorëve të 2 Prillit.

Ndërkohë gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se deputetët e PD-së në Shkodër, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Zef Hila janë vendosur për herë të parë në krah të Bardh Spahisë, kryetari i ri i bashkisë, i dalë nga zgjedhjet e 6 Marsit.

31 vjet më parë, më 2 Prill 1991 regjimi i Partisë së Punës vrau 4 djem të rinj të cilët protestonin për demokraci.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka humbën jetën në atë ngjarje duke u kthyer në pishtarë të demokracisë./tvklan.al





Huazuar nga