64 të infektuar me Covid

44


18:23 02/04/2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 64 qytetarë, në këto bashki: 28 në Tiranë, 10 Sarandë, 6 në Fier, 3 në Lushnje, Gjirokastër, 2 në Lezhë, Durrës, Delvinë, Sarandë, 1 në Tropojë, Korçë, Devoll, Elbasan, Belsh, Gramsh.

Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,828 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al





Huazuar nga