Zbardhet akti normativ për monitorimin e çmimeve

80


15:44 01/04/2022

Për abuzuesit gjobë nga 2 mln deri në 10 mln Lekë

Zbardhet akti normativ për monitorimin e çmimeve të shportës. Akti me fuqinë e ligjit i nxjerrë nga qeveria më 18 Mars ka si objekt përcaktimi i rregullave për transparencën dhe monitorimin e çmimit të disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës të krijuar në treg.

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve për të mos abuzuar me çmimet në treg.

Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të vendosur nga Bordi për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore do të gjobiten në masën 10 ( dhjete) milionë Lekë.

Ndërsa subjektet tregtare me pakicë do të gjobiten me masën 2 mln Lekë. Sipas aktit normativ të qeverisë nëse subjektet tregtare të produkteve të shportës përsërisin shkeljet dhe abuzojnë më çmimet atëherë do t’i pezullohet ushtrimi i aktivitetit dhe do i sekuestrohen produktet në gjendje inventari.

Në aktin normativ për përcaktimin e rregullave të transparencës dhe monitorimit të çmimeve të produkteve thuhet se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhe 3-mujore me qëllim përballimin e situatës së krijuar në treg.

Tv Klan





Huazuar nga