Ukraina rimerr fshatrat midis Chernihiv dhe Kievit

46


11:00 01/04/2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar së fundmi se forcat ukrasinase kanë rimarrë fshatrat Sloboda dhe Lukashivka që ndodhen midis Chernihiv dhe Kievit.

Ukraina vazhdon të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara në lindje dhe veri-lindje të Kievit.

Si Chernihiv ashtu edhe Kievi janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore dhe raketore, pavarësisht pretendimeve ruse për reduktimin e aktivitetit ushtarak në këto zona.

Kjo vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit. /tvklan.al





Huazuar nga