Tre muajt e parë të këtij viti, 442 shtetas të RMV-së kanë marrë pasaportë bullgare

46


Presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë duan që Maqedonia t’ua garantojë bullgarëve të drejtat e tyre. Rumen Radev dhe Kirill Petkov reaguan pasi bullgarët në Maqedoni, siç thonë ata, nuk ishin numëruar.

“Ata nuk guxojnë që të shprehen në mënyrë të hapur se janë bullgarë duke marrë parasysh se mbi 120 mijë qytetarë me dokument për prejardhjen e tyre kanë dëshmuar se janë bullgarë. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë me politikën e vetos derisa nuk marrim garanci të qarta”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Edhe kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov paralajmëroi se nuk punojnë me kalendarë dhe për momentin nuk kanë obligim për ta hequr veton për Shkup.

“Gjithçka varet prej asaj se çfarë rezultate do të arrijmë së bashku. Kemi punë të qarta që duhet të realizohen. Të shohim se çfarë do të futim në kornizën negociuese”, Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Të dhënat e Ministrisë bullgare të drejtësisë tregojnë se që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE-në e deri më sot, janë dhënë 87.006 pasaporta bullgare qytetarëve të Maqedonisë.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti 442 persona kanë marrë shtetësi bullgare. Për të marrë shtetësi, duhet të dëshmohet prejardhja bullgare.





Huazuar nga