Sot hidhet shorti i Botërorit

42


15:58 01/04/2022

Priten përballje të forta që në fazën e grupeve

Shorti që do të hidhet sot në Doha do të vendosë grupet e fazës finale të Kupës së Botës Katar 2022. Në ora 18:00 me kohën shqiptare përcaktohet rrugëtimi drejt turneut që do të nisë më 21 Nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 Dhjetor.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme si ajo e Italisë nga Europa apo Kilit nga Amerika e Jugut pritet një garë e fortë që në grupe. Ndeshje interesante parashikohen që në nisje, pasi në vazon e parë janë Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja e Portugalia, ndërsa në të dytën Holanda e Gjermania.

Nuk mungojnë edhe skuadra ambicioze si Danimarka e Zvicra. Edhe pse deri më tani njihen 29 nga 32 finalistët ndoshta përcaktimi i grupeve do të të motivojë akoma më shumë pretendentët e fundit që do të vendosen nga dy play off interkontinentale dhe një nga zona e Europës. 8 stadiume në një rreze rreth 40 kilometra nga të cilët 7 janë të rinj do të presin takimet me kapacitete nga 40 mijë deri në 80 mijë vende.

Tv Klan





Huazuar nga