11:21 01/04/2022
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook ka sjellë në vëmendje se 13 vite më parë, Shqipëria është anëtarësuar në aleancën më të madhe politike-ushtarake të NATO-s.
Në statusin e tij, Peleshi shkruan se kontributi i Shqipërisë do të shtohet çdo ditë e më tepër me qëndrimet dhe veprimet pro paqes dhe lirisë në botë.
Niko Peleshi: Pavarësisht periudhave të caktuara, vokacioni i popullit shqiptar ka qenë ndër shekuj perëndimor. 13 vjet më parë ky vokacion u materializua me anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake që ka njohur bota.
Që prej asaj dite, por edhe më herët, trupat shqiptarë kanë shërbyer pothuasje në çdo mision të NATO-s.
Kontributi jonë, si një aleat i denjë i Aleancës do të shtohet çdo ditë e më tepër me qëndrimet dhe veprimet tona pro paqes dhe lirisë në botë.
Gëzuar 13 vjetorin e Shqipërisë në NATO!
#Shqipëria13VjetNATO/tvklan.al