Shkupi pasdite u përfshi nga erëra të forta dhe shiu i rrëmbyeshëm

52


Një stuhi me erëra të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima ka goditur sot vonë pasdite rajonin e Shkupit, më e theksuar në pjesët lindore të saj.

Pasditen e sotme në shumë rajone të vendit moti ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë, si dhe në disa vende edhe breshër.

Deri në fund të ditës, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, lokale dhe më tej me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Në orët në vijim do të ketë kushte për procese më intensive në formë stuhie.

Nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe lindore. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Në fund të ditës, për shkak të ftohjes së maleve, reshjet do të kthehen në borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 4 deri në 13, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 11 deri në 20 gradë.

*Foto: Arkiv





Huazuar nga