Shkencëtarët: Sot rrezik për stuhi magnetike në Tokë

54


11:40 01/04/2022

Shkencëtarët kanë verifikuar një shpërthim diellor që mund të sjellë pasojat sot

Një shpërthim diellor në sipërfaqen e yllit tonë është verifikuar në 30 Mars. Dhe sipas shkencëtarëve, sot në datën 1 Prill, ekziston rreziku të mbërrijë në Tokë një stuhi magnetike.

Shpërthimi ka prodhuar një flluskë plazme, dhe është klasifikuar në nivelin e klasit më të lartë energjitik. Si pasojë deri tani ky fenomen ka shkaktuar një blackout të valëve radio në dy Amerikat.

Megjithatë shkencëtarët dhe ekspertë të instituteve astrofizike shpjegojnë se edhe nëse verifikohet stuhia magnetike, do të ketë intensitet të moderuar.

Ndërkohë që pjesëzat e para të mbërritura në Tokë gjatë pasdites së 31 Marsit, kanë provokuar vetëm një stuhi të dobët gjeomagnetike, dhe në veri të globit janë vërejtur një sërë aurorash të mrekullueshme.

Klan News





Huazuar nga