Sanksionet perëndimore prekin jetën kulturore në Rusi

48


12:41 01/04/2022

Shumë piktorë zgjedhin të shesin pikturat e tyre në vendet e Lindjes

Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë kanë ndikuar edhe në sferën kulturore.

Shumë artistë të njohur janë të detyruar të ndërpresin bashkëpunimin me kompanitë perëndimore. Nikas Safronov, i cili është piktori më i shtrenjtë i portreteve në Rusi, është një nga shumë artistët rusë që janë viktimë e sanksioneve perëndimore.

Së fundmi, ai arriti të nënshkruajë një kontratë me një shtëpi botuese të madhe gjermane për të nxjerrë librin e tij të ri, por kompania e tërhoqi ofertën pasi SHBA vendosi sanksione kundër Rusisë.

Kompanitë e mëdha europiane janë blerë nga amerikanët. Gjermanët nuk më refuzuan dhe donin të punonin me mua. Por amerikanët u thanë atyre të mos punonin me asnjë rus, kështu që u desh ta pezullonin projektin”, thotë Safronov.

Sanksionet kanë penguar që pikturat e tij të shiten në SHBA dhe Europë. Tani ai po shikon të shesë pikturat e tij në vendet e Lindjes.

Më parë udhëtoja jashtë vendit ,kryesisht në Europë. Tani po shikoj në Lindje”, shton artisti. Djali i Safronov, një pianist gjithashtu i njohur në Rusi, nuk zgjodhi të heshtte për sanksionet.

Ai u lidh me zinxhir në derën e McDonald’s kur kompania e zgjodhi të largohej nga Rusia në shenjë proteste dhe kjo video shpejt u bë virale në internet. Safronov thotë se Rusia është shtëpia e piktorëve të panumërt, shkrimtarëve dhe pianistëve të njohur botërorë.

Klan News





Huazuar nga