Rusia vlerëson Indinë për qëndrimin ndaj Ukrainës

48


18:40 01/04/2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua këtë të premte me homologun e tij në Indi. Pas takimit në Delhi, Lavrov vlerësoi Indinë që nuk e gjykoi konfliktin në Ukrainë në mënyrë të njëanshme. India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë që i është bërë pushtimit rus dhe është një blerësi kryesor i armëve ruse.

Megjithatë homologu indian i Lavrov, Subrahmanyam Jaishankar, theksoi rëndësinë e ndërprerjes së dhunës dhe dhënies fund të armiqësive.

Sipas asaj që shkruan BBC, duke përforcuar marrëdhëniet me Rusinë, India mund të jetë duke kërkuar për të gjetur mbështetje kundër Kinës, me të cilën në vitin 2020 u përfshi në një përplasje vdekjeprurëse kufitare.

Edhe Kina nuk ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë./tvklan.al





Huazuar nga