“Rusia mund të kufizojë furnizimet me produkte bujqësore vetëm për vendet ‘miqësore’”

47


10:06 01/04/2022

Aleati i presidentit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se Rusia mund të kufizojë furnizimet me produkte bujqësore vetëm për vendet “miqësore”. Medvedev u shpreh se Rusia si një eksportues i madh i grurit do të shqyrtojë furnizimin me ushqime dhe produkte bujqësore.

“Ne do të furnizojmë me ushqime dhe produkte bujqësore miqtë tanë. Fatmirësisht ne kemi shumë prej tyre dhe ata nuk janë fare në Evropë apo Amerikën e Veriut”.

Këto paralajmërime vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se vendet që blejnë gaz nga Rusia duhet të paguajnë në rubla duke filluar nga dita e sotme.

Në një deklaratë televizive të dhënë mbrëmjen e djeshme, Putin tha se kishte nënshkruar një dekret për këtë qëllim, duke shtuar se pagesa në rubla ishte krijuar për të “forcuar sovranitetin e Rusisë”./tvklan.al  





Huazuar nga