Rinovon Bruno Fernandes – Tv Klan

71


19:40 01/04/2022

Zgjat kontratën me Manchester United

Bruno Fenandes rinovoi kontratën e tij me Manchester United deri në 30 Qershor të 2026 me opsion zgjatje dhe me 1 vit. Firma u hodh pas negociatave të gjata, duke u përmirësuar edhe në aspektin ekonomik. Fernandes tani do të jetë mes 3 më të paguarve të Dajtë e Kuq, por nuk bëhet e ditur shuma që do të përfitojë. Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Manchester United në Janar të 2020 dhe menjëherë u kthye në një lojtar kyç të ekipit me asiste dhe gola.

Vetëm në kampionat ka realizuar 9 herë dhe vjen pas Cristiano Ronaldo që ka 12 gola.

Bruno Fernandes u bë pjesë e skuadrës ideale sezonin e kaluar në Premier League, ndërsa mbërriti me Manchester United deri në finalen e Europa League.

Tv Klan





Huazuar nga