Raund i ri negociatash Kiev-Moskë

47


16:40 01/04/2022

Bisedime online për marrëveshjen e paqes

Delegacionet e Kievit dhe Moskës po zhvillojnë këtë të Premte, një raund të ri negociatash online.

Raundi i ri i bisedimeve vjen pas atij të 28 Marsit, kur palët u takuan kokë më kokë në Stamboll.

Temë diskutimi është një marrëveshje e mundshme paqeje pas gatishmërisë së Ukrainës për të hequr dorë nga anëtarësimi në NATO.

Kievi kërkon garantues ndërkombëtare të sovranitetit, në këmbim të demilitarizimit të vendit.

Megjithatë, pala ukrainase thotë se nuk do të lëshojë asnjë centimetër territor, përballë kërkesës për të njohur Krimenë si territor të Rusisë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka për qëllim organizimin e një samiti Putin- Zelenski.

Tv Klan





Huazuar nga