Prilli nis me reshje, do vijojnë dhe në fundjavë

40


12:10 01/04/2022

Sinoptikania: Intesiteti më i lartë në zonat veriore, përmirësim i lehtë i situatës hidrike

Muaji Prill ka nisur me rrebeshe shiu dhe pritet të vijojnë edhe gjatë fundjavës.

“Në mbrëmje dhe gjatë natës do të kemi rifuqizim të vranësirave, rrebeshe shiu në zonat qendrore përfshirë kryeqytetin, shira të pakët në jug dhe shira të dendur e të konsiderueshëm në veri e veriperëndim. Ky sistem vranësirash është vendosur në këtë zonë që do të marrë edhe sasinë më të konsiderueshme të reshjeve. E diela do të sjellë reshje të pakta, ndërkohë ndërprerje do të ketë nga mesi i javës tjetër. Situata e paqëndrueshme do të vijojë edhe disa ditë”.

Temperaturat do të pësojnë ulje ditën e diel, ndërkohë që reshjet e shiut do të vijojnë deri në mesin e javës së ardhshme kryesisht në zonat veriore, duke sjellë ndikim pozitiv në situatën hidrike.

“E diela sjell rënie të temperaturave në Shqipëri, Kosovë e RMV ku do të jetë e ndjeshme. Temperaturat do të shënojnë vlera nën disa gradë nga mesatarja, por është një freskim i përkohshëm sepse më pas priten temperatura tipike të pranverës. Ndryshe nga Marsi, muaji Prill pritet të ketë prezencë të reshjeve”.

Shpejtësia e erës do të reduktohet dhe nuk pritet të jetë shqetësim për mjetet e lundrimit detar.

Klan News





Huazuar nga