Presidentja e PE-së viziton Ukrainën

44


09:05 01/04/2022

Presidentja e Parlamentit Europian ka udhëtuar drejt Kievit në Ukrainë.

Rrugës për në Kiev”, shkroi Roberta Metsola në një postim në Twitter të enjten në darkë.

Detajet nga udhëtimi i saj nuk janë bërë publike. Po ashtu nuk dihet nëse ajo ka arritur në kryeqytetin ukrainas pasi që prej njoftimit të parë nuk ka asnjë reagim tjetër.

Po ashtu sipas një zyrtari nuk është zbuluar se me kë do të takohet Metsola “për arsye sigurie”.

Gjatë kësaj jave, Presidentja e PE-së tha se është e rëndësishme që parlamenti të mbështesë aspiratat e Ukrainës që të jetë një vend kandidat për integrimin./tvklan.al





Huazuar nga