Polica me njoftim për kandidatët për zyrtarë policorë, që kaluan testin e shkathtësive fizike

42


Policia e Kosovës po vazhdon procesin e regrutimit dhe seleksionimit për zyrtarë policorë. Në njoftim thuhet se të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike ftohen për interviste me gojë.

Sipas Policisë, vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

“Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës. Në fillim të çdo liste është informimi për kohën, datën dhe vendin se ku do të mbahet intervista me goje.

Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e intervistës duke respektuar Vendimin e Qeverisë të datës 01.03.2022 me nr 01/66 për masat e përgjithshme dhe te veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

•Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

•Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

•Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura. Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet të paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:

1.Numrin e aplikacionit,

2.Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Data e publikimit: 01.04.2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Huazuar nga