Polemika në Partizani – Vllaznia

50


17:20 01/04/2022

Shkodranët protestuan për golin e anuluar

Goli i anuluar i Aralica në minutën e 93 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Partizanit dhe Vllaznisë solli protestën e futbollistëve dhe stafit të klubit shkodran.

I gjendur përballë monitorit të VAR për disa minuta, gjyqtari i takimit nuk arriti të vendoste dot drejtësinë që prisnin lojtarët e Vllaznisë. E kundërta për Partizanin: Goli duhet anuluar sepse më parë kishte patur një ndërhyrje të parregullt.

Mes Vllaznisë dhe Partizanit llogaritë mbeten të hapura për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Loro Boriçi.

Presioni është i madh mbi të dy klubet, pasi Kupa shihet si mundësia e fundit për të shpëtuar sezonin, për ta mbyllur me trofe dhe mbi të gjitha për të siguruar një vend në Evropë.

Tv Klan





Huazuar nga