Pas Tiranës, nismës “Dita pa Makina” i bashkohet Durrësi

73


10:57 01/04/2022

Pas Tiranës, nismës “Dita pa Makina” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmanguar të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, i është bashkuar dhe Durrësi.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në Facebook, ka bërë më dije se me datë 3 Prill do të fillohet zbatimi i nismës “Dita pa makina” dhe në këtë qark me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Sako ka bërë të ditur se këtë të dielë, nga ora 09:00 deri në 15:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve privatë në akset rrugore:

Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane. 

Postimi i Plotë i Emiriana Sakos:

Bashkia e Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ditën e dielë,  më datë 3 Prill, fillon zbatimin e nismës “Dita pa makina”.

Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore.

Ditën e dielë, më 3 Prill nga ora 09.00 deri në 15.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:

Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane. 

#BashkohuEdheTi nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.

#DurrësiPaMakina – jeto shëndetshëm!/tvklan.al





Huazuar nga