Osmani uron besimtarët e fesë islame për Muajin e Ramazanit

34


Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit.

“Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes Osmani.

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”.

“Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!”, thuhet në urimin e presidentes. /Telegrafi/





Huazuar nga