OBRM-PDUKM: Qeveria qytetarët me përzgjedhjen e ambasadorëve

43


Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “diplomacia e LSDM-BDI e administruar nga Kovaçevski po fundoset çdo ditë”.

“Në listën e vendimeve skandaloze për emërim ku gjenden prezantuesja e një emisioni televiziv, i biri i një analisti, Frçkovski, funksionari Zhernovski, tani kësaj ia shtojnë Teuta Arifin, Viktor Dimovskin dhe Zoran Popovin”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Teuta Arifi për ambasadore në BE është ofenduese edhe për Bashkimin Evropian edhe për Maqedoninë.

“Ajo u tregua e paaftë si kryetare komune, la pas vete kaos urbanistik dhe ekologjik dhe futi në borxh komunën duke ndarë milionë denarë në 800 marrëveshje punësimi”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se vendimi skandaloz po ashtu është edhe për emërimin e Zoran Popovin për ambasador në SHBA dhe Viktor Dimovskin në Francë./Telegrafi/





Huazuar nga