MPJ Maqedoni: Regjistrimi është realizuar në përputhje me standardet evropiane

45


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cilëson si të suksesshëm realizimin e regjistrimit të popullsisë, të cilin Enti Shtetëror i Statistikës, si bartës i autorizuar i anketave statistikore, e ka realizuar duke përdorur mjetet dhe teknologjitë më moderne, në përputhje me standardet dhe kriteret ndërkombëtare të Eurostat-it.

Në njoftimin e MPJ-së, thonë se në këtë proces, ata ka dhënë kontributin e saj në pjesën e regjistrimit të popullsisë jorezidente të Maqedonisë së Veriut në Diasporë, për çka shprehim kënaqësi të veçantë.

“Regjistrimi i kryer me sukses është i një rëndësie të madhe për shumë segmente të funksionimit të shtetit dhe shoqërisë, si dhe për sigurimin e zhvillimit të mëtutjeshëm, madje edhe më i rëndësishëm duke qenë se regjistrimi i fundit në vend është kryer në vitin 2002”.

“Është në interes të të gjitha palëve që rezultatet e këtij projekti të rëndësishëm shtetëror të realizuar, të përshëndeten dhe të mbështeten në përdorimin e mëtejshëm praktik të tyre kurse politizimi i tyre të mos i nënshtrohet pretendimeve që nuk bazohen në argumente dhe standarde të justifikuara dhe të qëndrueshme”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/





Huazuar nga