Mot i vranët dhe me shi, e shkarkime rrufesh

39


Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo situatë barike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu.

Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht. /Telegrafi/





Huazuar nga