Home Lajme nga Maqedonia MF Maqedoni: Mbi 40 milionë euro përkrahje për ekonominë me linja kreditore...

MF Maqedoni: Mbi 40 milionë euro përkrahje për ekonominë me linja kreditore pa interes dhe të favorshme përmes BZHMV-së

17
0

Linja kreditore pa interes dhe të favorshme u vihen në dispozicion kompanive që të përkrahen në periudhë të krizës energjetike si pjesë e pakos së masave të miratuara nga Qeveria. Linjat kreditore vendosen përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, ku Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi informacione dhe e angazhoi ministrin e Financave që t’i nënshkruajë marrëveshjet me BZHMV-në për administrimin e tyre.

Këto, sipas Ministrisë së Financave, janë tre linja kreditore të projektuara për të përkrahur sektorin privat.

Linja e parë kreditore pa interes – lidhur me mjetet qarkulluese për përkrahjen e kompanive të prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike përmes kreditimit direkt nga BZHMV-ja në vlerë prej 5 milionë euro, Linja e dytë kreditore pa interes – lidhur me mjetet qarkulluese për rritjen e çmimeve të energjensave përmes bankave pjesëmarrëse në vlerë prej 10 milionë euro dhe Linja e tretë kreditore – lidhur me efikasitetin energjetik (EE) dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) përmes bankave pjesëmarrëse në vlerë prej 10 milionë euro, por intenca dhe mënyra se si janë krijuar këto linja kreditore, përveç këtyre mjeteve të buxhetit prej 25 milionë eurove, të gjenerojnë dy herë më shumë mjete shtesë edhe atë mbi 40 milionë euro dhe në këtë mënyrë të japin ndikim pozitiv në ekonomi.

Linja kreditore lidhur me mjetet qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike nëpërmjet kreditimit direkt nga BZHMV-ja, u dedikohet shoqërive mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarëve individë, zejtarëve që janë nga sektorët më të prekur sipas shifrës së veprimtarisë. Është me rëndësi të theksohet fakti se shfrytëzuesit përfundimtarë marrin mjete pa interes, përkatësisht interesi është 0%, me grejs periudhë për pagesë prej gjashtë muajve dhe në varësi të kohëzgjatjes së pagesës parashihet edhe komponenti grant prej 10% ose 20%.

Përmes linjës kreditore pa interes për mjete qarkulluese sa i përket rritjes së çmimeve të energjensave sigurohen 10 milionë euro për shoqëritë mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për tregtarët individë dhe zejtarët. Mjetet do të plasohen përmes bankave komerciale që do të shprehin interes për pjesëmarrje dhe do të duhet të marrin pjesë me 50%, përkatësisht efekti i përgjithshëm në ekonomi të jetë 20 milionë euro. Bankat parashihet që të llogarisin normë interesi deri në 3.5% në nivel vjetor për pjesën e tyre të kredisë (ose mesatarisht deri në 1.75% të kredisë së përgjithshme), por kjo për bankat afariste do të subvencionohet plotësisht me ç’rast norma përfundimtare e interesit për shfrytëzuesit përfundimtarë, përkatësisht për kompanitë do të jetë 0%.

Linja e tretë kreditore e dedikuar për investime në mjete fikse, gjegjësisht për efikasitetin energjetik (EE) dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) në vlerë prej 10 milionë euro, e destinuar për shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për tregtarët individë, zejtarët dhe institucionet private shëndetësore. Gjithashtu do të plasohet nëpërmjet bankave komerciale ku 60% e projektit do të kreditohet përmes kësaj linje kreditore, ndërsa 40% e mjeteve vetanake të investitorit ose kredisë nga banka pjesëmarrëse. Kushtet me të cilat do të plasohet kredia për shfrytëzuesin përfundimtar janë pagesa deri në 8 vjet me grejs periudhë deri në 12 muaj për efikasitetin energjetik dhe 12 vjet pagesë me grejs periudhë deri në 24 muaj sa i përket projekteve për burimet e ripërtëritshme të energjisë. Norma e interesit që bankat pjesëmarrëse do ta arkëtojnë nga shfrytëzuesit përfundimtarë është 1.6% në nivel vjetor.

“Tre linjat kreditore janë pjesë e pakos së masave të Qeverisë, të cilat janë projektuar në në tre drejtime: të ndikojnë mbi çmimet ushqimore, të ndikojnë mbi çmimet e energjensave dhe mbi përkrahjen e likuiditetit të ekonomisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleAksidentet në trafik, 26 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente
Next articleRusia ndal eksportet e farave dhe vajit të lulediellit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here