Memli Krasniqi uron besintarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit

43


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët islamë në Kosovë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit Islam në Kosovë, do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve. Urime dhe agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti!”, ka shkruar lideri i PDK-së në Facebook. /Telegrafi/





Huazuar nga