Medvedev nuk rikthehet si numri një

45


14:50 01/04/2022

Polaku Hubert Hurkacz mundi rivalin rus, përballet në gjysmëfinalet e Miami Open me Alcaraz

Kampioni në fuqi Hubert Hurkacz i dha fund përpjekjeve të tenistit Danil Medvedev për t’u rikthyer në vend të parë në renditjen botërore të tenistëve, duke e eliminuar nga turneu i Miami Open.

Nëse fitonte, rusi do të dilte para serbit Novak Djokovic, por ai u mund 2-0 me sete në çerekfinale. Medvedev qëndroi vetëm tri javë si numri 1 i botës, pastaj në nisje të muajit zbriti në vend të dytë. Polaku u tregua i saktë kundër rusit pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit për të dominuar.

Rivali i Hurkacz në gjysmëfinale do të jetë spanjolli Carlos Alcaraz. 18-vjeçari fitoi ndaj serbit Miomir Kecmanovic në një ndeshje mjaft të bukur. Serbi triumfoi në setin eparë, por talenti spanjoll reagoi dhe e përmbysi rivalin.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por rezistenca dhe saktësia e Alcaraz bënë diferencën. 18-vjeçari është akoma në garë për të fituar turneun.

Klan News





Huazuar nga