Kovaçevski: Paga minimale do të vazhdojë të rritet

44


Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se nga ky muaj fillon pagesa e rritjes së pagës minimale prej 18.000 denarë.

“Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishme është që ajo do të rritet vazhdimisht pa nevojë të ndërhyrjeve shtesë. Tani, me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet, gjë që nuk ishte rast në vitin 2016, kur nevojiteshin më shumë se 4 paga minimale që të mbulohet një shportë”, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook.

Ai shtoi se mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve është një nga prioritetet e qeverisë.

“Për këtë shkak rritëm ritmin dhe përmbushëm premtimet në një vit plot me sfida dhe kriza energjetike”, u shpreh mes tjerash Kovaçevski./Telegrafi/





Huazuar nga