Kovaçevski në takim me Koja: RMV e gatshme të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në

47


Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski është takuar me Klemens Kojën, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, janë shprehur përgëzime deri te kryeministri Kovaçevski për mandatin. Pastaj është biseduar për më shumë çështje aktuale siç është kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, sfidat e luftës në Ukrainë, proceset reformuese në vend, implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR rreth zgjedhjeve, çështja rreth eurointegrimeve.

Në takim është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në me çka janë theksuar edhe përgatitjet që bëhen në atë drejtim.

Lidhur me reformat, bashkërisht është vlerësuar se me rëndësi është të ketë angazhim nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend për të gjitha çështjet me interes për qytetarët dhe vendin.

Kryeministri Kovaçevski ka njoftuar se ai dhe Qeveria në tërësi janë të fokusuar në tejkalimin e sfidave të luftës në Ukrainë dhe se koalicioni qeveritar është stabil, bisedimet me kryeministrin Petkov në Bullgari janë në nivel konstruktiv nga dy palët, ndërsa integrimet e vendit janë me rëndësi për perspektivat e qytetarëve në vend si dhe stabilitetin në rajon dhe BE-në, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.





Huazuar nga