Kequshqyerja, shtohen fëmijët me obezitet

88


14:03 01/04/2022

Specialistët: Përpos mbipeshës, ndeshen dhe probleme kardiake apo diabet

Kequshqyerja e fëmijëve dhe stili i jetesës po shton gjithnjë e më tepër vitet e fundit obezitetin tek kjo grupmoshë. Sipas specialistëve ky problem ndeshet që nga mosha 3-5 vjeçare për shkak të konsumimit të ëmbëlsirave apo ushqimeve të gatshme.

“Këto kohë shikojmë që kemi probleme me mbipeshat dhe është një formë problematike e kequshqyerjes. Fëmijët kanë probleme me oezitetin dhe kjo ndodh nga moshat 3-5 vjeç deri në adulte. Brumërat, sheqernat, ushqimet e gatshme e theksojnë më shumë”.

Për shkak të mbipeshës dhe mungesës së aktivitetit fizik, mjekët shprehen se tek fëmijët po vihen re edhe sëmundje si diabeti apo sëmundje të zemrës.

“Diabeti nga marrja e tepërt e sheqerit krijon prirje për fëmijët që mund ta kenë trashëgimi. Sëmundjet e zemrës sepse si tek të rriturit,e dhe te fëmijët japin probleme. Probleme të tjera endokrinologjike janë statuja”.

Mjekët u bëjnë apel prindërve të tregohen sa më të kujdesshëm dhe të përgatisin vakte të shëndetshme për fëmijët.

“Baza e ushqyerjes duhet të jenë drithërat, duhet të kenë në përbërje bulmetrat, qumështin, djathin, kosin dhe fibra të tjera të cilët janë frutat dhe perimet që duhet të jenë të rëndësishme. Proteinat duhet të jenë dhe ato të rëndësishme të dietës dhe ashtu siç është në majë të piramidës ëmbëlsirat, që nuk duhet të përdoren”.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri vitet e fundit rreth 17% e fëmijëve rezultojnë të jenë mbipeshë.

Klan News





Huazuar nga