Infantino pret delegacionet para shorteut

46


15:10 01/04/2022

Sot hidhet shorteu i Botërorit Katar 2022, presidenti i FIFA takim me përfaqësuesit e ekipeve kombëtare

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino dhe organizatori i Kupës së Botës Hasan Al-Thau-adi pritën delegacionet e ekipeve kombëtare, që do të marrin pjesë në kampionatin botëror.

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate dhe ai i Zvicrës Murat Yakin ishin ndër personat në pritjen e organizuar përpara shorteut të Kupës së Botës Katar 2022.  Për kreun e qeverisë së futbollit botëror dhe Al-Thau-adi-n, synimi është që kombëtaret dhe fansat të kenë një eksperiencë unike dhe perfekte në Katar.

Shorteu i botërorit Katar 2022 do të zhvillohet në Doha në orën 18:00. Në total janë 32 përfaqësuese pjesëmarrëse, 29 prej tyre të kualifikuara tashmë dhe tre të tjera që kualifikohen më vonë.

Eventi nis më 21 Nëntor dhe përfundon më 18 Dhjetor me finalen e madhe në stadiumin “Lusail” në Doha.

Klan News





Huazuar nga