Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj një depozite nafte

55


09:49 01/04/2022

Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka sulmuar një depozitë nafte në qytet. Vyacheslav Gladkov tha në Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, u shkaktua nga një sulm i dy helikopterëve ukrainas.

Gladkov tha më herët se dy persona janë dëmtuar, por nuk janë në rrezik për jetën. Banorët pranë depozitave janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll.

Ky sulm ndodh dy ditë pasi në rajon  pati shpërthim në një ndërtesë për mbajtjen e armëve. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën, 30 kilometra nga kufiri dhe 60 kilometra nga qyteti i Kharkiv.

Ndërkohë Kievi zyrtar nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimet. Në mediat sociale u publikuan pamje të depozitës nën flakë. Siç duket, shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në qiell si pasojë e zjarrit./tvklan.al





Huazuar nga