Gostivar, zëvendësdrejtori i shkollës akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

43


Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër një personi për dhunë.

Siç njoftojnë nga prokuroria, i pandehuri më 26.11.2021 në cilësinë e zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit ndaj një nxënësi ka vepruar në mënyrë ku preket dinjiteti dhe personaliteti. Fëmija që ka qenë në klasë të 8 është njoftuar se bashkë me dy nxënës të tjerë është transferuar në një klasë tjetër.

Ai ka shkuar në katin e dytë të shkollës për ta marrë orarin, ndërsa i pandehuri është fjalosur me nxënësin dhe më pas ka nisur ta godasë me shqelma dhe shuplaka.

Nënësi ka marrë lëndime trupore dhe më pas rasti është paraqitur në polici./Telegrafi/





Huazuar nga