Gjobiten 152 shoferë në Shkup

43


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje dhe 8 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata po ashtu shtojnë se 13 masa janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 për shoferët fillimtar dhe 55 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/





Huazuar nga