23:24 01/04/2022
Boksieri shqiptar sulmon fizikisht rivalin e tij gjatë peshimit
Florian Marku vijon të mbetet gjaknxehtë në prag të dueleve të tij. Boksieri shqiptar e ka treguar këtë anë të tij para sfidës së kësaj të shtunë në Newcastle.
Në ritualin e zakonshëm të peshimit, Marku, i provokuar edhe nga rivali i tij, Kris Xhenkins nuk ka shmangur kontaktin fizik.
Pas shkëmbimit të fjalëve, anglezi i ka dërguar një puthje në distancë sportistit shqiptar, i cili nuk e ka pritur aspak mirë, duke i vënë duart në fyt. Nevojitej ndërhyrja e stjuardëve për të ndarë dyshen, që premtojnë spektakël në duelin e shumëpritur.
Klan News