Driton Selmanj i hyn garës për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren

37


Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka zbuluar se tashmë është i interesuar për të marrë udhëheqjen e degës së LDK-së në Prizren, komunën e dytë më të madhe në Kosovë.

“Tani kemi shpallur zgjedhjet në disa degë, ku rezultatet ka qenë jashtëzakonisht i keq në zgjedhjet e fundit. Janë disa degë të cilat janë në proces të zgjedhjeve”, ka thënë Selmanaj në ATV.

“Unë kam interes personal që të kem angazhim në Komunën e Prizrenit. Në momentin që vjen koha do ta shpalli kandidaturën time në kuvend, sepse kështu e thotë statuti”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se LDK ka dalë e treta në zgjedhjet komunale në Prizren derisa nuk udhëheq me këtë komunë që nga viti 2007.





Huazuar nga