Aksion i madh policor për drogë në Haraçinë, Nerez, Radushë

47


Policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur një aksion të madh policor që ka nisur sot në orët e hershme të mëngjes dhe ende po zgjat në disa lokacione në Shkup.

Bëhet fjalë për vendbanimet Haraçinë, Nerez, Radushë, ndërsa policia ka zbuluar kokainë dhe marihuanë.

Po ashtu ka pasur edhe persona të arrestuar për drogë dhe krim të organizuar.

Nga MPB vërtetuan se aksioni po vijon, ndërsa detajet do të kumtohen pas përfundimit të aksionit policor./Telegrafi/





Huazuar nga