“1 Prilli, por kjo nuk është shaka”, Kim: Jepet viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë

63


12:55 01/04/2022

Ditën e sotme, Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në Twitter ka sjellë në vëmendje se 1 Prilli shënon ditën e parë të vlefshmërisë së zgjatjes së vizës amerikane për qytetarët shqiptarë për biznes apo turizëm nga 3 vite në 10 vjet. Në postim shkruhet se mëngjesin e sotëm, Yuri Kim ka përshëndetur aplikanten të cilës iu dha viza e parë e vlefshme për 10 vjet.

“Mund të jetë 1 Prilli, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e 1-të të Vlefshmërisë së Vizës #10-vjeçare për marrjen e vizave turistike dhe për biznes. Këtë mëngjes, Yuri Kim përshëndeti aplikanten të cilës iu dha viza e parë e vlefshme për 10 vjet”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Këtë postim e ka rishpërndarë, Yuri Kim me mbishkrimin:

Mëngjesin e sotëm është dhënë viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë!/tvklan.al





Huazuar nga