Veliaj pret përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe

59


14:30 31/03/2022

“Përforëcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin per tregtine nga Britania e Madhe, Martin Vickers, bashk3 me delegacionin e tij, i shoqeruar nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë.

“Marrëdhënia e veçante mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është përtej dy krahëve të politikës. I dërguari special i Kryeministrit Boris Xhonson për Ballkanin është këtu për të fuqizuar marredheniet tregtare, qofte ne industrite kreative, qofte mes të rinjve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi faktin se këtë vit është 100-vjetori i marrëdhënieve speciale mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, që do të vijojnë edhe 100 vitet e ardhshme.

“Po planifikojmë një kalendar fantastik, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por sepse kemi 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Biseduam per mundësi si të lidhemi me kryetarë të bashkive që, ndoshta po pilotojnë dhe po eksperimentojnë me të njëjtat koncepte që po punojmë ne sot, siç janë industritë kreative, kodimi, puna me të rinjtë. Mezi pres që në këtë 100-vjetor special të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Tirana të jetë epiqendra e festimeve, por edhe e planifikimit për 100 vitet e ardhshme”, u shpreh Veliaj.

Martin Vickers, i deleguari tregtar i Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar ka interes për investime në Tiranë.

Besoj që ky është një mesazh i qartë nga Mbretëria e Bashkuar, se po tregojmë një interes më të ngushtë. Shikojmë mundësi që ju mund të rrisni ekonominë tuaj. Ju keni të rinj, që janë një krah pune dinamik dhe ne do të donim të punonim ngushtësisht bashkë. Unë shpresoj që kompanitë britanike të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të sigurt, ato duhet të sigurohen që të kenë mjedisin e duhur për të punuar, çka une mendoj se është duke marrë formë në Tiranë”, përfundoi Vickers./tvklan.al





Huazuar nga