Trupat ruse largohen nga Çernobili

60


16:28 31/03/2022

Agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës ka deklaruar se trupat ruse po largohen nga zona e Çernobilit. Agjencia shton se ndërsa disa trupa mbeten ende në vend, shumica janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë.

Çernobili ishte një nga zonat e para të pretenduara nga trupat ruse gjatë pushtimit.

Analistët perëndimorë parashikojnë se ndërsa Rusia thotë se tani do të përqendrojë trupat në rajonin e Donbasit, forcat e saj në fakt mund të rigrupohen për më shumë sulme në të gjithë Ukrainën./tvklan.al





Huazuar nga