SHBA-ja dhe Italia kanë numrin më të madh të ushtarëve në Kosovë, këto janë shtetet që kanë trupa në kuadër të KFOR-it

46


Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë dhe ka treguar detaje ekskluzive për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.

Kajari në këtë intervistë ka folur edhe lidhur me forcat e NATO-s në Kosovë dhe atë nëse ka shtim të këtyre forcave pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka thënë se prezenca e KFOR-it në Kosovë nuk ka ndryshuar.

“KFOR-i ka një qëndrim fleksibil, të dukshëm dhe të shkathët në teren, e cili na lejon të trajtojmë menjëherë çdo zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Prezenca e KFOR-it nuk ka ndryshuar.

Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me konceptin e përgjigjes së ‘parë’ dhe të ‘dytë’ respektivisht.

Jam në kontakte të rregullta me një numër të gjerë të bashkëbiseduesish, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë”, ka thënë gjeneral major Kajari.

Ai ka bërë të ditur edhe prania aktuale e KFOR-it është mbi 3,700 trupa, e që janë prej 28 vendeve kontribuuese, duke përfshirë anëtaret dhe partnerët e NATO-s.

Referuar listës së vendeve që kanë trupa ushtarake në Kosovë, janë më shumti nga SHBA-të, 635, Italia 621, pastaj nga Hungaria 469, Turqia 316, Polonia 247, Austria 218, pastaj vjen Zvicra, Sllovenia, Kroacia.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të vendeve që kanë trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë. /Telegrafi/





Huazuar nga